Zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, i infektuar me coronavirus, është zotuar se qeveria e vendit të tij do ta vë nën kontroll situatën pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës.
Harirchi ka mbajtur një fjalim nga dhoma e spitalit nga ku ka thënë se “do të jetë një fitore në luftën kundër virusit”, e pamjet e këtij fjalimi janë filmuar brenda karantinës
Kujtojmë që një ditë më herët gjatë një konference për media Harirchi, djersitej vazhdimisht, kollitej si dhe vërehej plogështia në fytyrën e tij, e pamjet u bën virale brenda pak momenteve.
Numri i të vdekurve nga coronavirusi në këtë vend deri më tani ka shkuar në 19, kurse 139 tjerë konsiderohen si të infektuar, por ekspertët pretendojnë se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh – kjo për faktin se autoritetet e vendit po mundohen ta fshehin të vërtetën. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...