Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim drejtoreshën menaxhuese të Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare, Nora Hasani bashkë me Arten Bajrushin, anëtar i bordit të kësaj ode dhe përfaqësues i kompanisë “Sharrcem”, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë fushë.
Ministri i njoftoi ata me politikat bujqësore të ministrisë për këtë mandat, me c’rast theksoi se në fokus do të jetë fuqizimi dhe avancimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë, duke përfshirë këtu mbështetjen edhe për agrobizneset vendore.
Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Nga ana e saj, drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani, e njoftoi ministrin me bashkëpunimin që kanë me organizatat ekonomike në Kosovë, si dhe bizneset e ndryshme dhe njëkohësisht shprehi gatishmërinë e saj që bashkëpunimi të thellohet në nisma konkrete. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...