Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Nuncin apostolik në Slloveni dhe me delegim në Kosovë, imzot Jean-Marie Speich. Takimi ishte shumë i ngrohtë dhe përshkoi shumë tema lokale dhe botërore.
Biseda mbi temat nisi me urimin për qeverisjen si dhe me faktin se vështirësitë janë të mëdha, aq sa janë dhe të larta pritshmëritë. Ndjenjat e njerëzve, sinqeriteti dhe entuziazmi i pas zgjedhjeve nuk duhen zhgënjyer. Kryeministri Kurti bëri një paraqitje të shpejtë të gjendjes së Kosovës si dhe synimeve qeverisëse. Jeta e mirë e njerëzve përcaktohet nga drejtësia dhe punësimi, arsimi dhe prodhimi, këta janë faktorët e një gjenerimi të ri të shpresës.
Imzot Speich e vendosi theksin në realizimin e pritshmërive. Sot më shumë se kurrë, sipas tij, ky realizim ndihmon në rikthimin e vizionit shpirtëror të njeriut, vizioni më i duhur për të tejkaluar sjelljet e ngushta, ekstremizmat, rreziqet që i kanosen natyrës, dhe që prihen nga interesa të verbër materialë. E vërteta i bashkon njerëzit dhe i bën më të qartë në lidhje me dallimet dhe të drejtat./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...