Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka refuzuar spekulimet për rivalitetin me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Dy gjigantët evropianë do takohen nesër në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Reali është ‘mbreti’ i Ligës së Kampionëve pasi e ka fituar 13 herë, tri herë radhazi nën urdhrat e Zinedine Zidane dhe synon ta fitojë edhe këtë sezon.
Tekniku francez në konferencën për shtyp tha se ndeshja është mes Realit dhe Cityt, jo mes tij dhe Pep Guardioles.

“Nuk është Zidane kundër Guardiola, por Real Madrid kundër Manchester Cityt”.
“Guardiola ka treguar vetën te Barcelona, Bayern Munich dhe City. Ka shumë trajnerë të mirë, por mendoj se është më i miri”.
“Kam biseduar me të në të kaluarën, ishte i sinqertë me mua dhe ato biseda ishin shumë të mirë”.
Pas Cityt, skuadra e Zinedine Zidane do përballet me Barcelonën në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...