Edhe një person tjetër gjendet në Klinikën Infektive të QKUK’së duke u trajtuar me dyshimet për infektim me virusin kinez coronavirus. Lajmin se ky person është në karantinë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Ka thënë se ekziston një rast i dyshimtë me kornavirs i cili po ekzaminohet në QKUK
Ai ka thënë se pritet qe brenda dy orësh të dalin rezultatet për këtë rast. Ai bëri të ditur se rasti është i izoluar.
‘Është rast i izoluar, është që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që ka hyrë në karantinë. Në asnjë në mënyrë nuk ka kalu nëpër korridoret nëpër të cilat jemi”, ka thënë Vitia.
Ai ka përmendur se edhe të shtunën kanë qenë edhe dy raste të cilat ishin me grip të zakonshëm, por meqenëse ishin në Itali, kanë ardhur me vetë dëshirë për të parë mostrat nëse janë të infektuar me koronavirus por rezultatet kanë dalë negative. Këto deklarata ministri i bëri gjatë përurimit të laboratori i mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...