Një stuhi e madhe rëre ka goditur orët e fundit ishujt Canary. Për shkak të gjendjes së krijuar nga rëra trafiku ajror është paralizuar ndërsa shumë fluturime janë anuluar.
Imazhet satelitore tregojnë renë e madhe të pluhurit që shtrihet nga Saharaja dhe zbrazet në Ishujt Canary duke detyruar qindra fluturime të anulohen dhe duke hedhur planet e udhëtimit në kaos për mijëra qytetarë.
Të gjitha fluturimet drejt ishujve u anuluan në mesditën e sotme nga operatori i aeroportit Spanjoll AENA për shkak të shikueshmërisë së dobët, dhe nisjet u pezulluan gjithashtu.
Rreth 230 fluturime u pezulluan mbrëmë ndërsa të paktën 19 aeroplanët duhej të shmangen për shkak të stuhisë.
“Për shkak të përkeqësimit të situatës, u mbyllën të gjitha aeroportet në ishujt turistik të Spanjës”, njoftoi autoriteti administrativ, Aena.

Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës