Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes ka pranuar se dëshiron që të sheh sulmuesin, Anthony Martial të shkëlqej në “Old Trafford”.
Dy lojtarët sot (e diele) shënuan në fitoren ndaj Watford, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi tha se ndihet me fat që ka shënuar, ndërsa dëshiron që francezi të shënojë më shumë gola.

“Ndihem me fat që shënova, ndihem me fat që fituam ndeshjen. Bëmë më të mirën dhe e merituam”.
“Dua të ndihmoj skuadrën, kjo është çfarë dua të bëj. Shpresoj që Martial të shënoi më shumë gola siç bëri sot”, deklaroi Fernandes.
“Djajtë e Kuq” momentalisht renditën në pozitën e pestë, tri pikë me pak se Chelsea që zë vendin e katër, pozitë kjo e cila të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./arbresh.info.
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President