Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se taksa duhet të mbetet deri në njohje ose të hiqet me referendum.
Haxhiu ka thënë se edhe Kryeministri Kurti ka deklaruar se do ta mbyllë terminalin djemëve të Isa Mustafës por kjo nuk po ndodhë.
“Edhe Albin Kurti ka deklaruar që djemve të Isës ka për t’ua mbyllur terminalin e me ua ndalu tregtinë me mallra të Serbisë por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Nuk ishte e vërtetë kjo? Për më shumë, Kurti me aktivistë të VV-së ndërmori edhe tentim-atentatin ndaj Z. Mustafës kur iu sulmua automjeti afër shtëpisë së tij. Kjo dihet botërisht, apo jo”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se me rëndësi që vezët të mos shndërrohen në gurë.
“Me rëndësi të lutemi që vezët mos të shnderrohen në gurë , e gurët të shkatërrojnë institucionet siç bëri dje Albin Kurti”, ka shkruar Haxhiu.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin