Edon Zhegrova nuk ka arritur ta ndihmoj Baselin në fitoren e tyre 0-3 në udhëtim te APOEL.
Gjiganti zviceran ka mbetur pa yllin e Kosovës, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore.
20-vjeçari kishte pësuar tërheqje muskulore në stërvitje me klubin, derisa pritet të humbas disa ndeshje.
Mediat zvicerane kanë raportuar se Zhegrova do të mbetet jashtë fushave për një muaj.
Kësisoj prishtinasi do t’i humbas katër ndeshje në Superligën e Zvicrës ndaj Servettes, Luzernit, Xamaxit e Sionit si dhe ndeshjen e kthimit në Ligën e Evropës ndaj APOEL-it.
Baseli nuk do ta ketë Zhegrovën as në ndeshjen e Kupës së Zvicrës ndaj Laussanes.
Rikthimi i kosovarit në fushë pritet të bëhet në ndeshjen ndaj Luganos më 22 mars./telegrafi
https://twitter.com/FCBasel1893/status/1230019356312195073?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1230019356312195073&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbaseli-konfirmon-lendimin-e-zhegroves-prishtinasi-pritet-te-qendroje-nje-muaj-jashte-fushave%2F
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten