Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha i shoqëruar nga zyrtar të këtij institucioni sot ka vizituar punimet të cilat po zhvillohen në ndërtesën e familjes së Xhemajli Herenit, me ç’rast është njoftuar për së afërmi mbi ecurinë punimeve restauruese që po zbatohen në këtë ndërtesë.
Ky projekt po implementohet në kuadër të masave preventive – interevenimet emergjente, të cilat po zhvillohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në zbatim të planifikimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, transmeton arbresh.info
Shtëpia e Xhemajli Herenit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Prizrenit, në Lagjen e Terzive, në zonën e dytë mbrojtëse. Kjo ndërtesë është si një shembull mjaft reprezentativ i shtëpisë së hapur me çardak dhe paraqet karakteristika të arkitekturës së banimit në qytetin e Prizrenit që nga shek. XIX –të e cila është ruajtur deri më sot.

Forma, organizimi funksional, elementet origjinale të ruajtura nga gjendja fillestare, si dhe marrëdhënia e vendosjes së shtëpisë në relacion me rrugën dhe oborrin, paraqesin elementet kyçe nëpërmjet të cilave ky monument sot interpreton ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet kulturës së banimit të trashëguar ndër shekuj.
“Me gjithë sfidat e shumta të cilat paraqiten në mbrojtjen dhe ruajtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në Prizren në asnjë rrethanë nuk do të mungoj angazhimi dhe përkushtimi institucional dhe profesional i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, që fusha e trashëgimisë kulturore të jetë ndër prioritetet më të larta të këtij institucioni”, është shprehur Hoxha gjatë kësaj vizite./arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...