Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Republikën e Kosovës, znj. Daniela Barisic.
Me këtë rast, ambasadorja kroate i uroi ministrit Veliu emërimin e tij si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi ambasadoren Barisic për prioritet e MPBAP në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, liberalizimin e vizave, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë si dy shtete mike kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.
Ndërsa, ambasadorja Barisic pohoi se Ambasada e Kroacisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër