Tre persona, prej të cilëve dy më rëndë, janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Kriva Pallankë – Kumanovë.
Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:10.
“Makina e tipit Golf me targa të Kumanovës e drejtuar nga E.J (36) nga Kumanova, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në aksident janë lënduar bashkëudhtarët S.S (41) dhe N.J (56), të dy nga Kumanova”, thonë nga MPB.
Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë./
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë