Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, takoi ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Ambasadorja Willems tha se ndër objektivat kryesore të shtetit holandez në Kosovë është forcimi i sundimit të ligjit si parakusht për integrimin e Kosovës në BE. Rrjedhimisht ajo theksoi se Holanda do të vazhdojë të ofrojë ndihmën në këtë fushë për institucionet e Kosovës në përgjithësi, dhe Kuvendin, në veçanti.
Ndërkaq kryekuvendarja Osmani e siguroi ambasadoren Willems se sundimi i ligjit është prioritet i institucioneve të reja dhe se ajo do të angazhohet fuqishëm që Kuvendi të shërbejë si katalizator i forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Transferimi i parë që Mourinho dëshiron te Real Madridi