“Ligji për Prokurorinë Publike ofron mekanizëm për parandalimin e ndikimeve, por kjo nuk varet nga dispozitat ligjore, por nga vetë prokurorët publik, objektiviteti dhe paanshmëria e tyre”.
Këtë e deklaroi sot kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik Aco Kolevski. Sipas tij, ligji i ri vendos mekanizma të caktuara për ndalesa, por kjo nuk mjafton, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai deklaroi se ligji nuk sjellë ndryshime në lidhje me autorizimet e prokurorëve, përveç për prokurorin publik në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i cili sipas tij, ka më shumë pavarësi gjatë ushtrimit të funksionit.
Kolevski tha se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit mund të përmirësohet, duke emëruar prokurorë cilësor dhe profesional.
Ndryshe, Ligji i ri për Prokurorinë Publike u votua më 16 shkurt, ndërsa do të fillojë të zbatohet nga 30 qershori 2020.
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...