Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund të reflektohet edhe në shenja fizike, perveç atyre metabolike. Keto shenja nuk janë gjithmonë specifike dhe shpeshherë mund të reflektojnë mungesë të një sërë lëndësh ushqyese apo situatash që nuk lidhen detyrimisht me ushqimin.
Flokët
Flokë pa shkëlqim, të thatë, që bien, apo që këputen lehtësisht, mund të lidhen me mungesë vitamine C, proteine, zinku apo hekuri . Flokët e tillë mund të jenë edhe si pasojë e moshës apo dëmtimit nga produktet jo të duhura për flokët.
Sytë
Sytë e zbehtë mund të sinjalizojnë mungesën e hekurit, me njolla dhe të thatë mungesën e vitaminës A, të kuq në cepa mungesën e vitaminës B. Arsye të tjera mund të jenë anemia, çrregullime të syve, alergjia dhe mosha e thyer.
Buzët
Buzë të thata, të çara apo me plagë në anë mund të jenë si pasojë e mungesës së vitaminës B.
Goja dhe mishrat e dhëmbëve
Mishra të gjakosur të dhëmbëve mund të sinjalizojnë mungesën e vitaminës C, gjuha e lemuar mungesën e vitaminës B dhe ulja e shqisës së shijimit mungesën e zinkut. Arsye të tjera mund të jenë sëmundjet periodontale apo mungesa e higjienës së gojës.
Lëkura
Vështirësia në mbylljen e plagëve mund të vijë si pasojë e mungesës së proteinave, vitaminës C apo zinkut. Lëkura e thatë, e ashpër, pa yndyrë mund të jetë si pasojë e mungesës së acideve yndyrore në dietën ushqimore, mungesës së proteinave, vitaminës A dhe B. Kur kemi hematoma apo gjakosje nën lekurë, kjo mund të ndodhë si pasojë e mungesës së vitaminës C dhe K, dhe kur lëkura është e zbehte mund të kemi mungesë hekuri.
Thonjtë
Thonjtë me valezime mund të jenë si pasojë e mungesës së proteinave, dhe në formë luge, të zbehtë si pasojë e mungesës së hekurit.
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...