Banka Qendrore e Kosovës dhe grupi “Marakli t’kerreve” kanë arritur një marrëveshje në lidhje me shtrenjtimin e sigurimit të veturave.
Në njoftimin e këtyre të fundit thuhet se fillimisht do të ketë zbritje rreth 5%, shkruan arbresh.info.
Po ashtu aty ndër të tjera thuhet se shumë shpejtë për kalimin e kufirit Kosovë- Maqedoni të Veriut, nuk do të ketë nevojë për karton të gjelbër.
Gjithashtu edhe diaspora pritet që shumë shpejt të lirohet nga Kartoni i Gjelbër.
“Të nderuar anëtarë të grupit tonë, pëlqyes të kësaj faqe, e mbështetës tanë.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për mbështetjen tuaj në protestën e datës 22 nëntor të vitit 2019 ne drejtuam disa kërkesa drejt BQK-së.
Me mbështetjen që patëm ishte e pamundur ulja e rritjes së sigurimit prej 26.6%.
Ne kemi kërkuar publikisht, që afër vetës ta kemi një grup punues të përbërë prej: Një Juristi, një eksperti të sigurimeve, një përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët në mënyrë vullnetare të na ndihmonin që ta gjejmë formën më të mirë të lehtësimit, të shtrejtimit të sigurimit por askush nga të lartcekurit nuk është lajmëruar.
E kështu ne do ta vazhdojmë punën vetë, por nën mbështetjen tuaj.
Pas disa takimeve që patëm me Guvernatorin e Bankës Qendrore z. Fehmi Mehmeti, ne morëm mbështetje që do ti qojmë përpara disa çështje të cila do ta lehtësojnë sado pak shtrenjtimin e sigurimit, kështu që ne po i përmendim disa prej tyre.
Ne do të qojmë përpara edhe shumë çështje, për të cilat do të ju njoftojmë me kohë./arbresh.info/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...