Harry Styles thuhet të jetë grabitur nën kërcënimin e thikës Ditën e Shën Valentinit, sipas një raporti.
Ish këngëtari i One Direction duket të jetë konfrontuar me grabitësin në Hampstead në Londër, raporton The Mirror, transmeton portali arbresh.info.
Hajduti nxori thikën dhe kërkoi para.

“Ai u soll qetë, duke ia dhënë sulmuesit shpejt paratë, e mbajti situatën qetë që të përfundojë sa më parë”, tha një burim për Harryn.
Policia e ka konfirmuar rastin për Mirror Online.
Të martën, Harry mori pjesë në Brit Awards, duke veshur një shirit të vogël të zi në xhaketë për të nderuar ish-in e tij, Caroline Flack që u gjet e vdekur ditë më parë./arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...