Dua Lipa, 24 vjeçare, këngëtare britanike me origjinë shqiptare ka uruar Pavarësinë e Kosovës. Kjo lëvizje e saj ka shkaktuar një reagim nga komentuesit serb, kështu e fillon artikullin portali serb Zivot.
Këngëtarja postoi fotografi në profilin e saj në Instagram poshtë të cilit, shkroi: ’12 vjet pavarësi. Ka vetëm një vend, pjesa tjetër është hije’.
Një mesazh i tillë publik, provokoi fansat serb edhe pse e respektojnë dhe e duan muzikën e saj me zemërim u përgjigjën se Kosova është pjesë e Serbisë.
Kosova është Serbi’, ‘Kthimi i saj duhet të jetë në Serbi’, ‘Pse nuk jeton atje’ , ‘Ti je një nacionalise e tillë, ‘Kosova është pjesë e Serbisë’ janë vetëm disa nga komentet për postimin e saj, shkruan tutje Zivot.
Një tjetër reagim të komentuesve serb në postimet e Dua Lipës u përmend në këtë artikull. Kur Dua ishte në Kosovë, gjatë festivalit ‘SunnyHill‘ kishte mbajtur flamurin kuq e zi me shqiponjë në duar sipas këtij portali edhe kjo gjë i ka zëmëruar fansat e Duas edhe më shumë./blic/
https://www.instagram.com/p/B8q2gf1BqNb/?utm_source=ig_embed
“Sllovakia nuk konsiderohet favorite” – Me...
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...