Klinika e Syve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të aplikojë projektin, që në thelb ka ofrimin e shërbimeve oftalmologjike me metoda moderne edhe në spitalet regjionale.
Një ekip prej mjekëve specialistë, javën e shkuar, në Spitalin e Prizrenit, ka operuar 6 pacientë, që kishin probleme me perden e syrit.

Me këtë projekt, Klinika e Syve synon të ngrisë nivelin e aftësimit profesional të spitaleve regjionale në fushën e oftalmologjisë dhe t’i mundësojë pacientit të marrë shërbime më afër vendbanimit.
Duke e konsideruar të nevojshme, mjekët e syve nga QKUK do të fillojnë prej muajit mars të implementojnë, gjithashtu, metodën e avastinës apo trajtimit me injeksione intraviterale në brendësinë e syrit në qytetin e Gjilanit, Mitrovicës dhe Prizrenit./arbresh.info/

Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...