Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes shqiptarëve dhe disa pakistanezëve në zonën e Chania në Ishullin e Kretës në Greqi.
Si pasojë e kësaj të paktën një burrë shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i plagosur.
Sipas asaj që raportohet në mediat greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 të darkës, ndërsa thuhet se në përleshja nuk janë përdorur armë zjarri por thika, njofton Top-Channel
Për sa u përket pakistanezëve të përfshirë në këtë sherr, mediat greke raportojnë se ata ishin refugjatë të ardhur kohët e fundit në Greqi ndërsa shkaqet e përleshjes mes tyre dhe shqiptarëve ende nuk janë zbardhur.
I plagosuri shqiptar është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar trajtimeve mjekësore për shkak të plagëve të mëdha që i kishin shkaktuar të goditurat me thikë nga pakistanezët.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja