Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili shtoi se për çështjen e taksës, OEK përkrah çdo vendim qeveritar që është në interes të vendit.
Ai tha se tri barrierat kryesore në vend për bizneset mbeten, konkurrenca e padrejtë në vend që është renditur në mesin e top barrierave të raportuara në shkallën 37%, pasuar nga kamatat e larta në shkallën 36% dhe ekonomia informale me 33 përqind.
Rukiqi gjatë shpalosjes së indikatorit të klimës së të bërit biznes, ka thënë se nepotizmi dhe korrupsioni janë në nivele shqetësuese, sepse sipas tij, pastaj po krijohet burokraci.
Ndërsa, ai tha se rritja ekonomike mbetet e varur nga investimet publike dhe nga remitencat.
Rukiqi, po ashtu tregoi se Kosova ende ballafaqohet me vendime populiste që po ndikojnë negativisht tek bizneset, ku sipas tij rreth 10 milionë euro mund të shkojnë dëmet nga vendimet komunale për ndalimin e biznesev e që të punojnë ditën e diel.
Kreu i OEK-ut tha se Kosova është ndër vendet më të ulëta të ndërmarrësisë në botë.
“Kosova është ndër vendet më të ulëta të ndërmarrësisë në botë, ndërsa shtoi se eksporti rrallë tejkalon 350 milionë euro, që është shumë pak, edhe pas 12 vjet pavarësi, mbeten mjaft sfida për vendin, siç është shkalla e lartë e rrezikut politik dhe shkalla e lartë e pasigurisë juridike, etj”, ka thënë ai.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës