Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes beson se mund të përmirësohen ende më shumë.
Dje United mposhti rivalin Chelsea me rezultat 0 – 2, për t’iu treguar të gjithëve se janë në garë për të hyrë në top katër, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi ka thënë se duhet të vazhdojnë të fitojnë për t’iu dëshmuar të gjithëve se mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

“Janë skuadër e mirë dhe duhet të vazhdojmë me fitore për të arritur top katër. Mund të jemi shumë më të mirë, por luajtëm mirë ndaj një skuadre të mirë”.
“Ndihem mirë, jam duke luajtur për klubin më të madh në Angli dhe jam shumë i lumtur. Është ëndërr e bërë realitet”, deklaroi ai.
“Djajtë e Kuq” renditën në pozitën e shtatë në tabelë me 38 pikë, tri me pak se Chelsea që është në vendin e katër./arbresh.info.
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...