Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres ka përshëndetur përparimin e fundit në bisedimet e paqes në Afganistan mes SHBA-së dhe talebanëve.
Duke folur në një konferencë ndërkombëtare mbi refugjatët Guterres theksoi se OKB-ja mbështet gjithmonë përpjekjet për paqen në Afganistan.
“Ne e dimë se sfidat e mëdha janë përpara, por mesazhi i kësaj konference dhe prania e kaq shumë zyrtarëve të lartë të qeverive nga e gjithë bota është një dëshmi e angazhimit të hapur për një partneritetit të ri për solidaritetin dhe të ardhmen më të mirë për popullin e Afganistanit dhe Pakistanit, si dhe për botën”, deklaroi Guterres.
Në seancën e hapjes së konferencës dy-ditore po ashtu të pranishëm ishin kryeministri pakistanez, Imran Khan, i dërguari i lartë amerikan për paqen, Zalmay Khalilzad, zëvendëspresidenti afgan, Muhammad Sarwar Danish, zëvendësministri turk i Punëve të Brendshme, İsmail Çataklı, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi si dhe zyrtarë të tjerë të larta nga afro 20 vende.
Guterres vlerësoi angazhimin e Pakistanit për pritjen e miliona refugjatëve afganë gjatë 40 viteve të fundit, duke theksuar se Pakistani edhe sot është vendi i dytë për strehimin më të madh të refugjatëve në botë.
“Në çdo vizitë këtu, unë jam prekur nga rezistenca dhe bujaria e jashtëzakonshme. Pashë solidaritet jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”. shtoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...