Doktori kosovar, Fitim Selimi do të udhëtoj dret Hagës ku është ftuar për të dëshmuar në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Selimi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se do të mungoj në puën deri me datën 21 shkurt, shkruan arbresh.info.
Ndryshe Selimi në nëntor të vitit të kaluar ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga zyra e Prokurorit Special për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit tim!
Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse përherë e gjallë, sot më fuqishëm më është rikthyer ndjenja e krenarisë për këtë periudhë më të ndritshme të jetës time.
Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj Unë të gjithë ata që duan të dijnë, që në rrethanat e mospërmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim përsonal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndergjegjshëm të cilit nuk do t’ i ndryshoja asnjehërë asnjë moment dhe asnje detal.
Me besim e bindje të plotë në triumfin e së vërtetës së lavdishme për luftën tonë të drejtë”, kishte bërë të ditur ai./arbresh.info/
Rama në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut: Rilindje e nj...
Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard...
Pas dy fitoreve radhazi, Vëllaznimi mposhtet në Gjakovë nga ...
Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drej...
Fitore në stilin kampion, Trepça arrin të triumfoj me rikthi...
KFOR-i dhuron pajisje për Departamentin e Zjarrfikësve të Pr...