Trajneri i Inter, Antonio Conte iu ka bërë me dije të gjithëve se kanë arritur në nivelin që janë pa mesfushorin, Christian Eriksen.
Eriksen u transferua në “San Siro” muajin e kaluar dhe ende nuk ka luajtur për një orë të plotë, transmeton portali arbresh.info.
Danezi luajti kundër Fiorentines për 24 minuta, pastaj me Udinesen për 58 minuta, me Napolin për 24 minuta, Milanin për 18 minuta ndërsa dje luajti vetëm 13 minuta nga Lazios.
Tekniku italian dëshiron ta heqë tërë presionin nga 28-vjeçari dhe ka thënë se nuk mendon se një lojtar mund të bëj ndryshimin në skuadër.

“Dua të gjejë bilancin, nuk mund të mendojmë se një lojtar mund të jetë kryesori në skuadër. Arritëm këtu pa Eriksen”, deklaroi ai.
Inter momentalisht renditët në pozitën e tretë, tri pikë më pak se Juventus që është lider në tabelë./arbresh.info.
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës