Ish-legjenda e Milanit, Ruud Gullit ka zbuluar se është duke i pëlqyer se Juventus është duke pasur rival në garë për titullin e kampionit.
Në vikendin e kaluar, “Zonja e Vjetër” u rikthye në kreun e tabelës, por vazhdon të jetë i ndjekur nga Lazio dhe Inter, transmeton portali arbresh.info.
Legjenda holandeze ka thënë se është bërë e mërzitshme të shohësh çdo vit Juventusin duke fituar Seria A.

“Mendoj se është mirë që Juventus nuk po ia del mirë. Është bërë e mërzitshme që fitojnë çdo vit. Mbeten favorit, por kanë disa rivalë”.
“Inter janë të mirë, Lazio po ia del mirë dhe Atalanta. Është mirë për garën italiane, sepse është e mërzitshme të shohësh çdo vit të njëjtën skuadër duke fituar. Do jetë interesante të shohësh kush do ta fitojë”, deklaroi Gullit për GazzettaTV.
“Bianconerët” momentalisht kanë mbledhur 57 pikë, një më pak se Lazio ndërsa Inter renditët në pozitën e tretë me 54 pikë./arbresh.info.
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...