Agjenti i Raheem Sterling, Aidy Ward ka thënë se klienti i tij do vazhdojë të qëndrojë te Manchester City.
“Qytetarët” janë dënuar me dy vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve se bashku me 25 milionë euro javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Këtë dënim e kanë shfrytëzuar “Los Blancos” dhe janë duke provuar ta transferojnë Sterling në “Santiago Bernabeu” në verën e ardhshme.
Mirëpo, Ward ka thënë se anglezi do qëndrojë të City pasi aty është i fokusuar.

“Raheem është i fokusuar te Manchester City dhe do shqetësohej nëse do flitej për ndonjë transferim nga klubi në këto momente”, deklaroi ai për Mirror.
Sterling është një ndër lojtarët më të mirë në botë për momentin dhe ka filluar sezonin në formën më të mirë duke shënuar 20 gola në 35 ndeshje./arbresh.info.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...