
Britain's Prime Minister Boris Johnson walks out of the door of 10 Downing street to greet the emir of Qatar Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani prior to their meeting in central London on September 20, 2019. (Photo by Ben STANSALL / AFP) (Photo credit should read BEN STANSALL/AFP/Getty Images)
Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të jetë ndier i turpëruar nga fotografia ku shihej me flokë të shprishur e fytyrë të rrezitur, por kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk ka arsye të frikësohet shumë që momente të ngjashme do të kapen nga fotografët në zyrat e tij.
Katër fotoreporterë e kanë akuzuar qeverinë britanike se i ka përjashtuar nga pjesëmarrja në ngjarjet zyrtare. Reagimi i tyre u bë pjesë e një vargu të akuzave se pushteti në Londër po mundohet t’i kopjojë sulmet e Trump-it ndaj medieve dhe kufizimin e përcjelljes së ngjarjeve nga to.
Asnjë gazetar i pavarur nuk u lejua të merrte pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për tërheqje nga Bashkimi Evropian nga kryeministri Johnson, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Zakonisht, në këto ngjarje lejohen gazetarët nga gazetat rajonale ose kombëtare, por vetëm fotografi zyrtar, kishte marrë pjesë në ceremoninë e goditjes së gongut më 31 janar.
Më herët gjatë këtij muaji, gazetarët politikë e bojkotuan një konferencë të qeverisë në shenjë proteste për përjashtimin e disa kolegëve të tyre.
Asociacioni i Gazetarëve tha se është thellësisht i shqetësuar me vendimet e fundit të qeverisë për përjashtimin e gazetarëve dhe fotoreporterëve nga përcjellja e ngjarjeve të profilit të lartë.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...