Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, thotë se shteti i Serbisë e ka njohur pavarësiën e Republikës së Kosovës të premten kur në Mynih të Gjermanisë ka nënshkruar marrëveshjet për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Beograd.
Siç ka thënë Trajkoviq lëvizjet në Mynih shpiejn tek ajo që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte përmendur në letrat e tij dërguar Thaçit dhe Vuçiqit ku i ftonte në Shtëpinë e Bardhë për të nëshkruar atë që e quante ‘marrëveshje historike’.
Për Direktno.rs, Trajkoviq ka folur edhe për marrëveshjen rreth hekurudhave, duke thënë se trajektorja për të cilën përfolet se do t’i bie hekurudha Fushë Kosovë- Merdare është totalisht jashtë funksionit dhe që kërkon një shumë të madhe të hollash për ta rikonstruktuar.
Ajo ka përmendur në anën tjetër edhe refuzimin e Albin Kurtit për të pranuar marrëveshjet pasi sipas tij ishin arritur nga njerëz që nuk kishin legjitimitet nga qeveria e re.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...