Qeveria e Britanisë së Madhe harxhoi gati gjysmë milioni funta për transport në Bruksel për shkak të negociatave të Brexit-it, raportoi “the Guardian” të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta i dërgoi kërkesë për Lirinë e Informacionit Departamentit tani të shfuqizuar për Largim nga Bashkimi Evropian (DExEU), që tregoi se qeveria harxhoi 464.343 funta në fluturime dhe trena në periudhën nga referendumi i vitit 2016 deri më 31 dhjetor 2019.
Ministrat e qeverisë dhe shërbyesit civilë kanë realizuar 2.241 udhëtime midis Brukselit dhe Londrës gjatë kësaj periudhe.
Marsi i vitit 2018 ka qenë muaji më i kushtueshëm, kur për të parën herë u publikua marrëveshja për largim e ish-kryeministres Theresa May dhe negociatat për zgjidhjen e çështjes me Irlandën Veriore u nxehën.
“Sigurisht se udhëtimet rreth rastit ishin të nevojshme”, tha për Guardian Sam Packer nga Aleanca e Tatimpaguesve.
“Por shkalla e kostos është qesharake, duke pasur parasysh numrin e zyrtarëve britanikë të vendosur përgjithmonë në Bruksel”, shtoi ai.
Ndërkaq, një zëdhënës i qeverisë tha: “Për shkak të natyrës së DExEU, ishte e nevojshme që zyrtarët të udhëtonin në Bruksel”.
Në vitin 2017, Instituti për Qeverinë vlerësoi se kostoja totale e zbatimit të Brexit-it mund të arrijë 2 miliardë funta.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale