Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga Kryetari i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori u pritën nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me ç’rast e uruan për detyrën e re.
Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Kryetaren Osmani-Sadriu lidhur me zhvillimet në sektorin financiar, duke përfshirë këtu gjithë progresin e arritur në këtë sektor, si dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.
Njëherësh, Guvernatori Mehmeti ka përmendur edhe sfidat e prioritetet e BQK-së ku Kuvendi i Kosovës është mbështetësi më i rëndësishëm në realizimin e tyre.
Kryetarja Osmani-Sadriu ka falënderuar Guvernatorin për informacionin e dhënë dhe ka ofruar mbështetjen për realizimin e sfidave dhe objektivave me interes të përbashkët institucional.
Një ndër temat e rëndësishme dhe që kërkon trajtim me prioritet ishte gjetja e një modaliteti për çështjen e Kartonit të Gjelbër, në mënyrë që diaspora jonë të gjejë mbulesë siguruese brenda policave siguruese nga vendi i origjinës e jo të ketë pagesë shtesë për sigurim veturash.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan që të ketë një bashkëveprim ndërinstitucional që kjo temë të trajtohet me prioritet dhe dinamike më intensive.
Guvernatori ka falënderuar Kryetaren Osmani-Sadriu për pritjen dhe është zotuar për bashkëpunim dhe takime të rregullta më qëllim të realizimit me sukses të sfidave të përbashkëta për institucionet përkatëse./arbresh.info
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...