Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Fondacionit: “Konrad Adenauer Stiftung”, Johannes D. Rey – për Maqedoni dhe Kosovë, i cili ishte i shoqëruar nga shefi i ri i këtij fondacioni, Norbert Beckmann- Dirkes.
Gjatë këtij takimi, ministri Veliu e falënderoi Johannes D. Rey për mbështetjen që e ka dhënë gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur deri më tani.
Poashtu Veliu i njoftoi mysafirët për prioritetet që ka gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen raportet në mes të MPBAP dhe Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung” të thellohen me qëllim realizimit të projekteve të përbashkëta./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...