Vedat Muriqi vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.
Reprezentuesi i Kosovës ka shkëlqyer me fanellën e Fenerbahces këtë edicion, teksa është lidhur me një kalim në Ligën Premier.
Sipas asaj që ka raportuar mediumi turk Net Haber, Newcastle United është skuadra e fundit nga Anglia që është futur në garë për reprezentuesin kosovar.
‘Laraskat’ kanë probleme të mëdha në sulm, pasi Joelinton ka dështuar të përshtatet në Ligën Premier, ndërsa Andy Carroll, Dwight Gayle dhe Yoshinori Muto nuk janë të denjë për një vend titullari.
Kjo ka bërë që Newcastle të shqyrtojë mundësinë ta transferoj Muriqin në St. James’ Park.
Klubi anglez është gati të shpenzojë mbi 35 milionë euro që ta fitojë garën për prizrenasin.
25-vjeçari po kërkohet edhe nga skuadra tjera angleze si Manchester United, Burnley, Leicester City, Brighton, West Ham United, Bournemouth, Aston Villa dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policis...
Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë se...
Dramë në Serie A, Roma e Como sigurojnë Ligën e Kampionëve, ...
Nga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të ...