Rasti “Haraçi” është krijuar për të shërbyer si mbrojtje për rastin “Perandoria”. Kjo vjen pas përfundimit të seancës së sotme për rastin “Haraçi”, në të cilën akuzohen Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski, tha Dejo Kadiev, avokati i ish-prokurores speciale.
“Qëndrimi i Janevës, ndërsa edhe në tërë mbrojtjen e saj është se ky rast është krijuar për të shërbyer si mbrojtje për rastin “Perandoria”. Dhe ai përpiqet ta paraqesë se si kërkohet haraç, ndërsa në të vërtetë ju do të keni mundësinë të shihni se ai po jepte ryshfet, së pari nga gruaja e Kamçev dhe më pas me siguri edhe nga Orce Kamçev”, tha Kadiev.
Ai komentoi që inçizimet e dëgjuara sot në sallën e gjyqit ishin të dyshimta, që do të thotë se vërtetësia e tyre nuk mund të konstatohet dhe se bëhet fjalë për shumë biseda që janë të ndërprera.
“Bëhet fjalë për inçizime që janë siguruar në mënyrë joligjore”, tha avokati.
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...