Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale, ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe kundër të pandehurës SH.A., për shkak të veprës penale, ‘Mosraportimi i abuzimit të fëmijëve’.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.
Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak iu caktohet në bazë të nenit 183 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
/arbresh.info/
Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiat...
“O Miss Botoksi, sa lekë ke dhënë për ta fituar Missin”, Ina...
Vetëm pesë minuta më shumë aktivitet ndikojnë në jetëgjatësi...
Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të Trump, Rama ndan let...
“Lojtarët më të mirë në botë”, Arbeloa s’i ndal lëvdatat pas...
Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore,...