Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se me krijimin e komisioneve parlamentare i është hapur rruga realizimit të agjendës legjislative të Qeverisë.
Ai gjithashtu i ka përgëzuar deputetët për votimin e tyre, njofton Klan Kosova.
“Funksionalizimi i komisioneve parlamentare i hap rrugë realizimit të agjendës legjislative të Qeverisë së re. I përgëzoj të gjithë deputetet për konstruktivitetin e treguar”.
Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e 14 Komisioneve Parlamentare – dhjetë komisione funksionale dhe katër të përhershme.
Me 90 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, u votua propozimi për formimin dhe funksionalizimin e këtyre komisioneve, tetë prej të cilave do të udhëhiqen nga partitë në pozitë dhe gjashtë nga partitë opozitare.
Paraprakisht u votua mocioni i PDK-së për Rregulloren e Kuvendit, për t’i hapur rrugë votimit të komisioneve.
Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiat...
“O Miss Botoksi, sa lekë ke dhënë për ta fituar Missin”, Ina...
Vetëm pesë minuta më shumë aktivitet ndikojnë në jetëgjatësi...
Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të Trump, Rama ndan let...
“Lojtarët më të mirë në botë”, Arbeloa s’i ndal lëvdatat pas...
Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore,...