Deputetët votojnë për krijimin e komisioneve

16:25 | 13 Shkurt 2020
M. A.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për krijimin e komisioneve parlamentare.

“Me 90 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kalon edhe propozim vendimi për funksionalizimin e komisioneve parlamentare sipas propozimit të kryesisë”, deklaroi kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kjo seancë kishte filluar në ora 10:00, mirëpo, deputetët nuk kishin arritur që të dakordoheshin për votim.

Pak orë më vonë ishte mbajtur edhe mbledhja e kryesisë me kërkesë të Osmanit, ku ishin pajtuar në shumicë për votimin e komisioneve.

Shpërndaje në rrjete sociale