Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjeteve.
Sipas informacioneve është arrestuar shtetasi M. A., 24 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka aksidentuar me pasojë vdekje në Fushë-Tapizë me datë 12.02.2020, këmbësorin shtetasin H. S., 74 vjeç, banues në Kukës,
Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi A. K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. Gj., 54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /oranews
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...