Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se Kosova historikisht ia ka pa sherrin politikës së Shqipërisë.
“Kosova ia pa sherrin politikës së tiranës, dëshmon Historia”, është shprehur Zeka.
Zeka thotë se gjatë viteve të 90’ta, raportet e presidentit Rugova dhe Sali Berishës kanë qenë të ftohta.
“Raportet e Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës kanë qenë akull të ftohta. Berisha 100% i mori në grushtin e tij Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën. Këtë e bëri Berisha vetëm për shkak të pareve të mëdha, milionave”, ka thënë Zeka në T7.
Tutje, ai tregoi për shërbimin e Shërbimi Informativ Kombëtar se si punoi në përndjekjen e atdhetarëve të Kosovës. Ai gjithashtu shefin e SHIK’ut e quajti më gjakatar se vet Stanishiqi.
“Bashkim Gazideda, njëri ma gjakatar se ai nuk ka qenë as Stanishiqi në përndjekjen e njërzve ma atdhetar të Kosovës, ka qenë një listë me 170 emra të cilën e ka përpilu Gazideda dhe ja dorzu Berishës, këta njerëz kanë qenë të padëshiruar në Shqipëri”, ka përfunduar Zeka.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...