Sulmuesi, Carles Perez nuk është penduar për transferimit te gjiganti italian, Roma.
Perez nuk fitoi minutazhin e mjaftueshëm te Barcelona dhe në muajin e kaluar vendosi të transferohej të “Romakët”, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli duket se nuk është penduar për transferimin pasi ka thënë se Barcelona është në të kaluarën e tij, ndërsa është i fokusuar te gjiganti italian.

“Erdha nga një klub i mirë, por Roma nuk duhet si hap mbrapa për mua, në asnjë mënyrë. Është hap i madh, do t’iu tregojë se sa vlejë”.
“E ndërrova shtetin, kjo është sfidë dhe e pëlqej. Gjithmonë e kam parë Romën si klub i madh. Vendosa të vij sepse trajneri më thirri dhe mënyrën si foli, besimin që më dha”.
“Dua të jem i rëndësishëm për Romën. Barcelona është në kaluarën time, Roma është e tashmja ime. Nënshkrova kontratë katërvjeçare e gjysmë dhe ideja është të qëndrojë”, deklaroi Perez.
Perez në dy ndeshjet e para nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt golit në fanellën e Romës./arbresh.info.
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...
Stephan Lichtsteiner do të jetë trajneri i FC Basel
Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...