Inspektorati i Arsimit gjatë ditës së sotme ka marrë masa kundër çerdhes “Cambridge Kids”, pas publikimit në rrjete sociale të një video-incizimi ku shihet një edukatore që keqtrajton një fëmijë.
Ky institucion ishte duke vepruar pa licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë prandaj edhe Inspektorati ka vendosur që të ndërpres veprimtarinë e kësaj çerdheje.
Vendimi është marrë sot, pasi është inspektuar institucioni dhe në mungesë të licencës është ndërpretë veprimtaria.
“Të gjitha institucionet të cilat nuk kanë licencë, Inspektorati ka të drejtë t’i mbyllë”, kanë thënë nga MASHT për Telegrafin.
Policia e Kosovën ndërkaq, mëngjesin e së mërkurës ka arrestuar edukatoren e cila ka rrahur fëmijën.
Edukatorja tashmë është në ndalim për 48-orë.
Pelenat 500 dollarëshe janë luksi i ri
Cana: Lojtarët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme
Ministri i Sportit pret në takim homologun turk para ndeshje...
Sylvinho para miqësores ndaj Ukrainës: Jemi të mërzitur, nuk...
Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Tur...
Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Tu...