Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Mynhenit të Gjermanisë ku do të organizohet Konferenca për Siguri.
Kreu i shtetit serba ka paralajmëruar një takim të mundshëm me emisarin e Trumpit për dialogun, Richard Grenell, ndërkohë ka thënë se do të marrë pjesë edhe në një panel të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Megjithatë në Mynih do të udhëtojë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Një gjë e tillë konfirmohet edhe në faqen zyrtare të “Munich Security Conference 2020” pasi që emri i presidentit Thaçi figuron në listën e atyre që e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Ndërkohë nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim Thaçi-Vuçiq në Mynih me ndërmjetesimin e ndonjë lideri botëror, duke qenë se në këtë Konferencë do të marrin pjesë krerë e zyrtarë të lartë shtetesh si Emanuel Macron, Heiko Mass e Mike Pompeo.


Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiat...
“O Miss Botoksi, sa lekë ke dhënë për ta fituar Missin”, Ina...
Vetëm pesë minuta më shumë aktivitet ndikojnë në jetëgjatësi...
Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të Trump, Rama ndan let...
“Lojtarët më të mirë në botë”, Arbeloa s’i ndal lëvdatat pas...
Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore,...