Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do ta nënshkruajë dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes Atlantike të Veriut.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 114 vota “pro” dje miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike. Ligji është me veprim të anulueshëm dhe do të hyjë në fuqi pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO. Pas seancës flamuri i Aleancës Veriatlantike u ngrit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison konfirmoi se të gjithë që presin flamuri i Maqedonisë së Veriut të fillojë të valëvitet para selisë së Aleancës në Bruksel sa më shpejtë, në pranverë.
Hutchinson sot në Bruksel do të merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të Aleancës. Në brifingun e sotëm me gazetarë ajo ka theksuar se në takim do të bisedohet për prioritetet vijuese dhe kahet e dhëna “në samitin e NATO-s vitin e kaluar në dhjetor”.
Një nga prioritetet këtë vit është zgjerimi i Aleancës edhe me një vend, Maqedoninë e Veriut pasi kaloi rafitikimin e Parlamenteve të të gjitha shteteve anëtare./Telegrafi/
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës