Gjatë ditëve të ardhshme, në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore parashihet të bjerë shi dhe borë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas institutit, reshjet parashihen ditën e mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius, thekson IHMK’ja.
Instituti paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike, njofton IHMK’ja.
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...