Këngëtarja me famë botërore, Adele, ishte thuajse tërësisht e panjohur në festën e “Oscars” të Beyoncé dhe Jay-Z në Chateau Marmont të West Hollywood, të dielën, 9 shkurt, pasi humbi 45 kilogramë.
Kinga Rusin, prezantuese polake, publikoi një fotografi me këngëtaren e “Hello”, 31-vjeçare, në këtë event.
Në këtë imazh, Adele tregoi një bel të ngushtë me një fustan prej leopardi.
https://www.instagram.com/p/B8ZSeI9lUbB/?utm_source=ig_embed
“Sinqerisht, unë nuk e njoha atë”, shkroi Rusin, 48-vjeçare, përmes Instagramit të nesërmen. “Ne biseduam, duke qeshur derisa ajo tha emrin e saj”.
Adele gjithashtu mori vëmendjen me pamjen e saj të re pas divorcit të saj vitin e kaluar, teksa vetëm pak muaj më vonë në festën e ditëlindjes së reperit Drake, ajo erdhi si një person krejt tjetër.
Madje, edhe fansat ishin tejet të shqetësuar për ndryshim e saj, ndërkohë që tjerët dëshironin të dinin se cili është “sekreti” për mënyrën sesi ajo e transformoi veten.
Ndërkaq, një burim i tha revistës People se Adele ndryshoi dietën dhe rutinën e saj të ushtrimeve për të qenë një nënë më e mirë për djalin e saj 7-vjeçar, Angelo, të cilin e ndan me ish- partnerin Simon Konecki.
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...
Mbi 6 mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vi...
Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Procesi i këty...
Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë
Ylli i Realit mes kampionatit turk dhe atij amerikan