Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha sot se forcimi i sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, do të jetë një ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës.
Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, nga i cili pranoi urimet e tij për detyrën e re në krye të Kuvendit.
Osmani ritheksoi qëndrimin e saj se fokusi i institucioneve të vendit do të jetë i orientuar kryesisht drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Ndërsa, Wigemark u pajtua plotësisht që sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet në Kosovë.
Duke përmendur metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Evropian, e cila e vendos sundimin e ligjit si element themelor për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, Wigemark shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe E ULEX-it në funksion të këtij qëllimi.
Nxënësit e jashtëzakonshëm të Kosovës kthehen me 30 medalje ...
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...
Mbi 6 mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vi...
Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Procesi i këty...
Rrëqethëse: Muriqi ia dedikon ‘hat-trickun’ babait të ndjerë