Ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO, është ditë historikë për Maqedoninë e Veriut. Në këtë ditë vlen t’i përkujtojmë dhe t’i përmendim të gjithë pjesëtarët e NATO-s, të cilët e dhanë jetën për lirinë e cila mungonte në rajone të ndryshme, për mungesën e demokracisë, për paqen dhe stabilitetin të cilën kontestoheshin. Me këto fjalë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, iu drejtua deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të pranishmëve tjerë me rastin e ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO.
“Jam krenar që më tepër se 20 vite asnjëherë nuk e humba besimin, asnjëherë nuk e humba durimin, por besova në miqtë e mëdhenj, në aleatët e mëdhenj dhe shtetet të cilët e udhëhoqën këtë aleancë të fuqishme, aleancë paqësore gjithandej botës”, tha Ahmeti.
Vendi ynë, shtoi ai, po numërohet dhe bëhet i rëndësishëm, po aq sa janë të rëndësishme këto shtete.
“Shteti ynë si vend i vogël, të cilën askush nuk e njihte, sot është shteti i 30-të anëtar i NATO-s”, tha Ahmeti.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të partive politike, tha se kemi pasur shumë dallime, shumë debate, mosmarrëveshje me qëllimin më të mirë të tregohen gjërat hapur por se është shumë falënderues për dy çështje ndaj të gjithëve se nuk ka pasur dallime- “anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE)”.
“Këto dy momente kanë qenë ato që çdoherë na kanë mbajtur bashkë të gjithë neve”, ka thënë Ahmeti./koha
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...