Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vetëm pak minuta pasi përfundoi takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ka publikuar fotone ditës.
Ai ka zgjedhur ta ketë foton e bërë sot me Kurtin, shkruan arbresh.info.
Kujtojmë që gjatë takimit i pari i Qeverisë së Kosovës deklaroi se janë dakorduar për formimin e një komisioni ndërshtetëror për zbatim të marrëveshjeve.
“U dakorduam që të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë edhe nga ministra edhe nga deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri tani të zbatohen por edhe të shtohen me marrëveshje të reja. Dua që të shtojmë bashkëpunimin”, ka thënë Kurti.
E për punën e këtij Komisioni ka folur Edi Rama.
“Komisioni ndërshtetëror do të u jap mundësinë dy shteteve jo vetëm për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja por edhe për përcjelljen e ecurive, për të ndjekur dhe shtyrë në drejtim e duhur ato pika që komisioni konstaton se ka nevojë “, ka thënë ai./arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...