“Sot kisha kënaqësinë ti uroja një mandat të suksesshëm në Shqipëri, Ambasadores znj. Yuri Kim, si përfaqësuesja e aleatit tonë strategjik SHBA”, shkroi Monika Kryemadhi në një postim në Facebook.
Krahas pamjeve nga takimi, Kryemadhi shtoi:
“Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim.
Vlerësoj në mënyrë të veçantë theksin në prioritetet e bashkëpunimit ekonomik të cilat janë domosdoshmëri që vendit t’i kthehet një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe të ofrojë punësim, veçanërisht për rininë.
Vlerësova gjithashtu mbështetjen e pakufizuar që SHBA jep për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e reformave që kërkon axhenda jonë e integrimit.
Ndamë bindjen e përbashkët që përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore sipas standarteve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare.
Vlerësova partneritetin strategjik me SHBA për forcimin e paqes, të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit tonë. ????”
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...