Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nea Manolada të Greqisë, ku një shtetas shqiptar ka dhunuar një grua të moshuar si dhe ka përdhunuar të bijën e saj.
36-vjeçari është arrestuar nga autoritet greke dhe akuzohet për veprat penale të grabitjes dhe përdhunimit.
I riu është arrestuar nga forcat e policisë greke në Nea Manolada, pasi dyshohet se ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i përdhunuar të bijën 53-vjeçare.
Ndërkohë, siç raportojnë mediat greke, shqiptari i tmerrshëm i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë 140 euro, duke u larguar.
Ai është arrestuar pak orë pas kësaj ngjarje makabre, në stacionin e autobusit për në Kalamata. Policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...